Sokol Halili i dyshuari kryesor për vrasjen e Hamide Magashit para Klinikës së Gjinekologjisë, ka bërë sot vetëvrasje në shtëpinë e tij.
Ai e kreu aktin e vrasjes, pasi Policia lokalizoi vendin dhe i bëri kërkesë për dorëzim.
I, njëjti nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka bërë vetëvrasje në prezencë të Policisë.
Lidhur me rastin, për Front Online ka folur prokurori i rastit, Shukri Jashari.
Ai ka thënë se Halili deri në emergjencë ka pasur shenja jete.
“Sokol Halili është vrarë në shtëpinë e tij. Mjeku në Emergjencë e ka konstatua vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për në Emergjencë pasi që kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, ka thënë Jashari./Front Online