×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuria Speciale i çon ftesë përsëri, Kurti kërkon të intervistohet në zyrën e tij

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2024

    Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    Kreyziu ka thënë për RTK-në se Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.

    “Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, ka thënë Kryeziu.

    Kryeministri Kurti ishte ftuar të hënë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar si dëshmitarë, por nuk ishte paraqitur, pasi që ndodhej për vizitë zyrtare jashtë vendit.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, edhe të hënën ka thënë se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri shqiptar Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Mërgimtarët kanë nisur të kthehen në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për...
    Të tjera
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë. Takimi i tyre mbahet pas mbledhjes së përbashkët...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Pjesëmarrës të dy kuvendeve Kosovë-Shqipëri, kanë miratuar sot deklaratën e përbashkët të të dyjave vendeve, e cila për bashkon synimet dhe aspiratat...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha në Kosovë, ka deklaruar...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e ka...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e mori fjalën në mbledhjen e Kuvendeve të përbashkëta. Por, kur ajo doli, deputetja...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila iu është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Kuvendi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.