Një ditë pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit, seanca do të filloj në ora 11:00, derisa, në rend dite është Projektligji për Rimëkëmbjen ekonomike.
Dje krerët e UÇK-së Thaçi, Krasniqi e Selimi në orët e pasditës janë nisur drejt Hagës, me ç’rast presidenti Thaçi dha dorëheqje meënjherë pas njoftimit nga gykatësi për konfirmimin e aktakuzës.
Kurse, dje Vjosa Osmani mori udhëheqësinë e Presidencës, duke u bërë gruaja e dytë në Kosovë që mban këtë post.
Ndërsa, dy ditë më parë forcat policore të EULEX-it e arrestuan zëdhënësin e Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqin.
Ai do të dal para gjykatësit ditën e hënë.