×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Projektligji për paga dhe për zyrtarët publik, a do t’i votoj opozita të premten?

    Jehona Zhuniqi
    07 Dhjetor 2022

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në seancë plenare.

    Pikë e rendit të ditës në seancën e së premtes do të jetë edhe Projektligji i pagave dhe ai për zyrtarët publik, shkruan Front Online.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e miratimit të këtij projektligji ka thënë se ky i fundit krijon sistem të unifikuar të pagave.

    Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se kjo ministri prej muajsh i është dedikuar analizës së situatës për këtë projektligj.

    Ani, pse opozita ka kërkuar që një kohë të gjatë që projektligji për paga dhe për zyrtarët publik të vie në Kuvend për miratim, të njëjtit e kanë kundërshtuar për shkak të formës se si është prezantuar nga ekzekutivi.

    Por, a do të marrin dritën “jeshile”, këto dy projektligje në seancën e së premtes për Front Online kanë folur deputetë të opozitës.

     

    Hoti: Do të marrim qëndrim si grup parlamentar për projektligjin e pagave dhe atë për zyrtarët publikë

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë për Front Online se kjo çështje do të diskutohet me grupin parlamentar.

    I, pyetur se cila do të jetë vota e LDK-së, ai nuk ka dashur të flasë më gjatë, duke thënë se për këtë duhet t’i drejtohemi shefit të grupit parlamentar, Arben Gashi.

    Por, Gashi nuk ka kthyer përgjigje.

    “Mbetet me diskutu në grupin parlamentar. Janë tema që ne jemi marrë vazhdimisht, por tash nëse është fut sot në rend dite ta shohim tash për të premten. Por, për këtë çështje më mirë pyeteni shefin e grupit, Arben Gashin”, ka deklaruar Hoti, për Front Online.

     

    Lushtaku tregon se a do ta votojë projektligjin e pagave dhe atë për zyrtarët publikë

    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se ligji për zyrtarët publik është kundër kushtetues.

    Ai, ka treguar se si parti politike iu kanë drejtuar edhe deputetëve të mazhorancës në komision për Administratë Publike, por edhe vet ministri Xhelal Sveçla që ta kthejnë në Qeveri të njëjtën.

    Ndërsa, ka deklaruar se nëse projektligji për zyrtarët publik votohet të premten në Kuvend, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

    “Të premten vota do të jetë ose kundër ose nuk do të marrim pjesë fare për ligjin për zyrtarët publik dhe nëse shkon dhe votohet ne ligjin për zyrtarët publik do ta dërgojmë në kushtetues”, është shprehur Lushtaku për Front Online.

    Kurse, sa i përket projektligjit të Pagave, Lushtaku ka thënë se është pro që të votohet ky i fundit, pro se ende nuk kanë ndonjë qëndrim si grup parlamentar.

    “Për Ligjin e Pagave unë po flas si deputet në parim unë e kisha mbështet, pro nuk kemi marrë ende ndonjë qëndrim në grup parlamentar”, ka thënë ai.

    I pyetur se cila do të jetë vota e tij, në rast se partia merr vendim që të votojë kundër, ka pohuar se nuk mund të thotë asgjë në këtë drejtim.

    “Nuk mund të them asgjë në këtë drejtim, parimisht do të shqyrtojmë mënyrën profesionale dhe unë besoj se në aspektin përmbajtësor është interes i vendit që ligji të kalojë , pro jo edhe të dëmtohen nëpunësit publik”, është shprehur ndër të tjera Lushtaku.

     

     

    Lekaj: Votimi për projektligjin e Pagave dhe për zyrtarët publikë varet nga diskutimi në Kuvend

     

    Për seancën e së premtes ku në rend dite do të jenë edhe projektligji për paga dhe ai për zyrtarët publikë, për Front Online ka folur edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

    Lekaj ka thënë se Qeveria Kurti dhe shumica Parlamentare e VV-së nuk i kanë dhënë trajtimin dhe vlerën e merituar në dobi të mirës publike.

    Kurse, ka treguar se votimi i AAK-së, për këto dy projektligje do të varet nga diskutimi në Kuvend të premten.

    “Votimi dhe Orientimi i Deputetëve të Grupit Parlamentar të AAK-së do të varet nga diskutimi në Kuvend lidhur me këto Projektligje, arsyeshmëria e Qeverisë si dhe vendosja e brendshme e Grupit duke marrë parasysh mbrojtjen e Interesit Publik”, ka thënë ai, për Front Online.

    Sipas tij, këto Projektligje janë shumë të paqarta, sepse tek Ligji i Pagave ne nuk dihet  sa është vlera e koeficientit dhe vlera e pagave në tërësi, ndërsa tek Ligji i Zyrtarëve Publikë kemi interferim të drejtpërdrejt të politikës në administratë publike, ku përmes lëvizjeve dhe ndryshimeve synohet kapja e administratës publike e që kjo do të ndikojë në funksionimin e saj.

    Lekaj ka shtuar se tentimet për ndryshime në dy Projektligjet e cekura, nuk përkojnë me rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe raporteve e rekomandimeve tjera që u janë drejtuar Kosovës.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik më 30 qershor të vitit 2020.

    Sipas vendimit, ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

    Më 6 dhjetor të vitit 2019, Ligjin për paga, në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhej “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona për dhunim. Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës u ka kërkuar ndihmë qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit, e zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar....
    Lajme14 Janar 2025
    Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar aksion simbolik të martën para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore. Kryetari i...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji...
    Vip14 Janar 2025
    Leo dhe Xheneta janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Leo u shpreh se i ka kërkuar fjale Xhenetës për disa fjalë që i...
    Vip14 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën duke mos u kursyer nga ofendimet. Sara është nervozuar me sjelljet e Xhenetës karshi...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Prej 24 orësh, 2 mijë banorë të 12 fshatrave të njësisë administrative Proptisht në Bashkinë e Pogradecit në Shqipëri, janë pa energji...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.