-->
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Projektligji i ri i pagave ka dallime për kryetarët e komunave

    FrontOnline
    16 Shtator 2022

    Ministria e Punëve të Brendshme e ka nxjerrë sot (enjte) Projektligjin për paga në konsultime publik, qëllimi i të cilit është përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

    Pagat e punëtorëve llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës për pozitën (nga 1 – 18 sipas projektligjit aktual) me vlerën monetare të koeficientit që mendohet se do të jetë 120 euro.

    Me projektligjin e ri të pagave do të ketë ndryshim edhe në kategorizimin e pagave të kryetarëve të komunave.

    Varësisht nga numri i banorëve, do të ndryshojnë edhe pagat për kryetarët që drejtojnë ato komuna.

    Me këtë kategorizim, kryetari i kryeqytetit do të ketë koeficient të veçantë i cili nëse “përkthehet” në vlerë monetare i bie të paguhet 1800 euro.

    Rreth 250 më pak do të marrin kryetarët e Prizrenit dhe Ferizajt që menagjojnë qytete me mbi 100 mijë banorë.

    Dhjetë kryetarë komunash do të marrin pagë prej 1416 eurove, pasi komunat që ata drejtojnë kanë më pak se 10 mijë banorë.

    Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, shkruan Telegrafi.

    Ky projektligj hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

    Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83 mijë veta.

    Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është 484 euro.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Gusht 2025
    Me një tabelë të shahut para vetes, më 15 janar të vitit 2021, gazetarja Jeta Xharra dhe aso kohe kryesindikalisti i RTK-së,...
    Lajme11 Gusht 2025
    Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social ka hedhur akuza në drejtim të partive opozitare sa...
    Kronika11 Gusht 2025
    Policia në raportin 24 orësh ka raportuar edhe për vrasjen e trefishtë në Gjilan. “VRASJE E RËNDË & PJESMARRJA NË RRAHJE- Gjilan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Gusht 2025
    Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti...
    Lajme11 Gusht 2025
    Reagim ndaj shpenzimeve të mëdha ka pasur edhe nga ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili ka theksuar se Qeveria aktuale është...
    Lajme11 Gusht 2025
    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes të trefishtë në qytetin e Gjilanit, dhe një vrasje tjetër në Prizren. Ai...
    Lajme11 Gusht 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në një prononcim për FrontOnline ka akuzuar qeverinë ‘’Kurti’’ për keqpërdorim të parasë publike,...
    Kronika11 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar për therje me thikë në Zhur të Prizrenit, ngjarje nga e cila...
    Lajme11 Gusht 2025
    Një zjarr i madh ka përfshirë dje zonën e Kçiqit të Vogël në Mitrovicë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.