Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka replikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun rreth Projektligjit për Byronë Shtetërore.
Ai e quan këtë dokument atak kushtetues të rolit të Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“E dini që LDK-ja edhe në rastin paraprak e ka vënë votën pro themelimit te Byros, për çka ne kishim dyshimet tona për frymën e kushtetueshmërisë së atij dokumenti. E kishim edhe një rekomandim të Komisionit të Venecias, por për fatin e keq, Gjykata Kushtetuese vlerësoi që nuk janë adresuar të gjitha çështjet për të ruajtur sistemin kushtetues institucional që e kemi ndërtuar në Kosovë Tani ne kemi një draft tjetër, dhe themi përsëri që ky dokument është me elemente kundër kushtetuese. Pse? E para ka të bëjë me drejtorin e këtij mekanizmi. Përkundër se Komisioni i Venecias ka thënë se është mirë të mendohet për një udhëheqje kolegjiale, jo nga një person i vetëm, megjithatë qeveria insiston që të jetë një person i vetëm. Pra vijnë kandidaturat këtu në Kuvend, dhe nëse dështon atëherë shpallet konkursi për herën e dytë, por çka ndodh në herën e tretë, komisioni zgjedh kandidatin me më së shumti pikë si drejtor të përgjithshëm”, tha Selmanaj.
“Pra nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedh drejtorin e Byros, atëherë komisioni atje e zgjedh vetë. Pra ky është atak kushtetues i rolit të Kuvendit të Kosovës. E dyta është përbërja e Komisionit Mbikëqyrës. Kush e përbën? Anëtarët që i zgjedh Kuvendi i Kosovës”.
Aiu shton që ky Projektligj të rikthehet edhe një herë në Komisionin e Venecias.