Luana Vjollca është njëra ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.
Ajo ka prekur majat e suksesit me emisionet që ajo ka moderuar.
Madje ajo është edhe njëra nga personazhet më të ndjekur shqiptar në rrjete sociale, po ashtu fama e saj ka kaluar përtej kufijve.
Së fundmi Luana është shfaqur në kopertinën e një prej magazinave më të njohura arabe Ounousa, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.
Media e njohur që ndiqet në Facebook nga 15 milionë ndjekës e në ‘Instagram’ nga më shumë se 900 mijë, e përshkruan yllin shqiptar si femrën model, e cila ka tejkaluar kufijtë e një femre të zakonshme me sukseset e saj.
Në intervistë moderatorja ka zbuluar ekskluzivisht për revistën arabe se është duke punuar për një projekt i cili i dedikohet të gjitha vajzave dhe grave për t’iu ardhë në ndihmë.
Për këtë projekt ajo u shpreh se ka punuar për më shumë se një vit, projekt ky i cili do të jetë gati. A
“Theksova se tani jam duke punuar për një projekt të dedikuar për të ndihmuar gratë dhe kam filluar të përgatitem për të një vit më parë. Nuk mund të zbuloj ende më shumë detaje, por mund të njoftoj se është një projekt i krijuar për të përcjellë klithmat e grave që ende përballen me shtypjen në lirinë e shprehjes!”, shprehet moderatorja Luana Vjollca.