×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektet miliardëshe të Washingtonit në duart e zyrtarëve që dyshoheshin për korrupsion

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka formuar një ekip 6-anëtarësh për koordinimin e aktiviteteve për t’i realizuar projektet në bazë të zotimeve të Qeverisë së Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruara muajin e shkuar në Washington.

    Dy nga anëtarët e ekipit ishin të akuzuar për abuzim me detyrën e dy të tjerë janë aktivistë të LDK-së në pushtet, së cilës i përket edhe ministri Abrashi e edhe kryeministri Avdullah Hoti, raporton KOHA.

    Mbështetur në vendimin që Abrashi e ka firmosur më 25 shtator, ekipi do të kryesohet nga Ramë Qupeva, ndërsa anëtarë do të jenë: Burim Krasniqi, Shqipe Hyseni, Flutura Fera, Xhemë Veseli dhe Saranda Jusufi.

    “Ekipi … ka për detyrë që në koordinim me institucionet përkatëse të linjës, t’i përgatisë dokumentet e nevojshme për realizimin e projekteve dhe të afateve për zbatimin e tyre, në përputhje me kompetencat e Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në vendim, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA. “Ekipi … do të shërbejë si pikë kontaktuese me akterët relevantë në bazë të marrëveshjes, në lidhje me realizimin e Projekteve”.

    Kryesuesi Ramë Qupeva është drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Ai bashkë me Xhemë Veselin, drejtor i Transportit Rrugor, nën ndërmjetësimin amerikan, në muajin shkurt kishin firmosur në Berlin letrat e interesit për projekte hekurudhore e autostrada me Serbinë. Albin Kurti, që kishte marrë detyrën e kryeministrit pak ditë para kësaj ngjarjeje, pati theksuar se këta zyrtarë nuk kishin marrë autorizim nga Qeveria e re, as për të negociuar e as për t’i nënshkruar marrëveshjet.

    Qupeva nuk ka treguar nëse, prej që është formuar ekipi, ka mbajtur ndonjë takim dhe as nëse e ka realizuar ndonjë punë. Ai nuk u është përgjigjur as pyetjeve nëse do të paguhet përtej pagës, për detyrat që i realizon në kuadër të Ekipit.

    Qupeva ka arkëtuar të ardhura shtesë prej 800 eurosh në muaj, për mbikëqyrjen e projektit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit. Për këtë mbikëqyrje, në komulativ, si shtesë ka arkëtuar mbi 30 mijë euro. Baza ligjore për realizimin e këtyre të hyrave është e kontestueshme, meqë pagesat ishin bërë bazuar në një vendim të vitit 2014, legjitimiteti i të cilit, është duke u hetuar nga dy institucione.

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.