×
  • Lajme
  • Lajme

    Progresi i komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2021 – 2025

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i komunave”, sot, Instituti GAP me përkrahje të Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025.  Ky përditësim përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.

    Nga gjithsej 1 mijë e 816 premtime të dhëna nga 27 kryetarë të komunave, 765 premtime apo 42 për qind janë përmbushur plotësisht, 304 premtime apo 17 për qind konsiderohen gjysmë të përmbushura, 326 premtime apo 18 për qind janë të filluara, ndërsa 421 premtime apo 23 për qind ende nuk kanë filluar dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap për përmbushjen e tyre.

    Vlerësuar sipas fushave, përqindja më e lartë e premtimeve është përmbushur në fushën e administratës dhe atë të shëndetësisë me 66 për qind, pasuar nga fusha e arsimit, bujqësisë dhe ekonomisë me së paku 50 për qind të premtimeve të dhëna. Fushat me përmbushjen më të ulët të premtimeve janë infrastruktura, urbanizimi dhe shërbimet publike.

    Instituti GAP bën monitorim periodik të realizimit të premtimeve në 27 nga 38 komuna të Kosovës, ngase disa nga kryetarët aktualë nuk kanë zhvilluar fushatë aktive zgjedhore. Kryetarët e komunave sikurse Mamusha dhe të dhjetë komunave të banuara me popullsi me shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike edhe përmes bashkëpunimit me organizatat lokale. Ky është vlerësimi i tretë për këtë mandat qeverisës të nivelit lokal.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.