×
  • Opinione
  • Opinione

    Programi SUSI dhe ëndrra amerikane

    Mehreme Goliqi
    12 Gusht 2024

    Shkruan: Mehreme Goliqi

    “Ndjenja e ankthit që më ndiqte gjatë fluturimit 13 orësh për në Washington D.C, ishte shumë më e dobët sesa ngazëllimi kur pashë për herë të parë ndriçimin e një kontinenti tjetër, ëndrrimtar për mua. Ndihesha si një person që sapo zbuloi një botë të re, ku çdo dritë e qytetit më jepte motiv të mundësive. Në çdo moment vija në pah dëshira të mija që nuk e dija që ekzistonin.”

    Unë jam Mehreme Goliqi, studente e vitit të dytë të psikologjisë në Universitetin “Hasan Prishtina”. Si nxënëse, shkrimin e kam pasur pasion, i kam 4 botime të mia. Zgjedhja ime për të studiuar psikologjinë nuk më bëri të lë mënjanë dëshirën për shkrime dhe botime, nga ku edhe aplikova në programin SUSI për Gazetari dhe komunikim masiv.

    Programi SUSI (Study of the U.S. Institutes) është një program i udhëhequr nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ofron një përvojë të thelluar për pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme, një nga ta edhe për shtetas të Kosovës. Ky program synon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes studimit të: Gazetarisë dhe komunikimit masiv(Journalism and mass communication), Angazhimit qytetar(Civic engagment) dhe Cështjeve të ambientit(Enviormental issues).

    Programi zhvillon kurse dhe sesione nga profesorë të universiteteve në orientimin e zgjedhur. Gjithashtu i mëson pjesëmarrësit se si funksionon shoqëria amerikane.

    Programi në të cilin unë mora pjesë ishte “Gazetaria dhe komunikimi masiv”, ku për një muaj pata mundësinë të studioja dhe të trajnohesha nga profesorë të ndryshëm në Universitetin e Arizonës ASU (Arizona State University). Për një muaj mësuam dhe në fund secili student ishte i aftë ta bënte një projekt hulumtues si gazetarë.

    Universiteti i Arizonës është një vend magjik për studentët, është modern dhe i përditësuar me objekte dhe resurse që mbështesin mësimin dhe kërkimin shkencor. Përfshin laboratore të avancuara, biblioteka moderne, dhe hapësira për aktivitete të ndryshme studentore. Asgjë nuk mungon në atë Universitet, gjë që e vetëm e rritë dëshirën për të studiuar.

    Ky program studimor zgjatë pak më shumë se një muaj dhe këtë vit kemi qenë 60 studentë të padiplomuar ende nga shtete të ndryshme. Nga Kosova kemi qenë dy. Përveç që kemi studiuar për fushën e zgjedhur, kemi pasur pothuajse çdo ditë vizita kulturore dhe edukative, të cilat na pasuruan mendjen dhe zhvilluam përvoja të paharrushme. Disa nga vizitat më të rëndësishme ishin : Shtëpia e Bardhë, Kanioni Grand (Një nga shtatë mrekullitë natyrore botërore), Memoriali i Abraham Lincoln, Parkun Nacional të Sahuarita (Vendi i vetëm në botë me kaktuse gjigande deri në 15m) ,Muzeu i amerikanëve indigjen dhe dhjetëra muze dhe vende magjepsëse të tjera.

    Rrjetëzimi me të tjerët është pikë tjetër që e bënë këtë përvojë më të mirë. Socializimi me shtetas të ndryshëm të bën të mësosh shumë rreth botës, kulturës dhe jetës. Të bën më tolerant dhe mendjehapur gjithashtu.

    Mësimdhënia amerikane dallon shumë nga mësimdhënia që ne e kemi në Kosovë. Teknologjia dhe burimet e mësimdhënies janë shumë të avancuara, raporti mes profesorëve dhe studentëve është më informal dhe më i hapur, pjesëmarrja e studentëve në diskutime dhe aktivitete është shumë e inkurajuar dhe interaktive, dhe së fundi, vlerësohen shumë mendimet e studentëve.

    I gjithë ky studim është falas dhe studentët marrin një shumë parash cdo javë të cilat janë më se të mjaftueshme për jetesë atje( ushqim). Në fund të programit studentët marrin certifikatën e lëshuar nga Departamenti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës dhe Universitetit, e cila shërben si pasuri e madhe për CV e një studenti të padiplomuar në shtetin e tij.

    *Autorja është  angazhuar si gazetare/praktikante në kuadër të mediumit “Front Online”. Artikulli është realizuar për këtë të fundit në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

    Nga Rubrika
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...
    Opinione17 Maj 2025
    Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj  Siç është gjerësisht e mirën johur, nesër, dt. 16 maj Tirana ka nderin të mikëpresë takimin e 6...
    Opinione16 Maj 2025
    Nga: Jorgji Kote Po, vërtet pa identitet insti tucional ka mbetur Komuniteti Politik Europian (KPE), i cili u krijua në qershor 2022,...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz....
    Lajme21 Maj 2025
    Janë mbyllur gjashtë qendra kolektive në komunën e Leposaviqit. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të kësaj komune...
    Lajme21 Maj 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me dy pika kyç në rendin e ditës që pritet të...
    Lajme21 Maj 2025
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas dështimit të 19-të të konstituimit të Kuvendit. Ai ka thënë se Kurti...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në Zvicër, për vizitën e saj shtetërore, me ftesë të Presidentes Karin Kuller-Sutter. Kjo është vizita e...
    Lajme21 Maj 2025
    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, do të nis një vizitë në rajon nga sot, që është vizita e saj e dytë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.