×
  • Lajme
  • Lajme

    Programi kombëtar për mbrojtjen, Kurti: Që shoqëria të rezistojë e reagojë në raste të fatkeqësive apo sulmeve të arma*tosura

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Qeveria e miratoi një program kombëtar për mbrojtjen gjithpërfshirëse të Republikës së Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën në mbledhjen që Qeveria e hartoi programin duke marrë për bazë praktikat e vendeve anëtare të NATO-s.

    “Bazauar në programin tonë qeverisës, ndryshimeve në ambientin strategjik të sigurisë dhe me qëllim të forcimit të sistemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial nga kërcënimet e jashtme e të brendshme konvencionale dhe jokonvencionale si dhe ruajtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në raste të fatkeqësive natyrore, janë interesa jetike të Republikës së Kosovës. Programi i Mbrojtjes Gjithpërfshirëse është hartuar duke marrë për bazë sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme anëtare të NATO-s dhe mundëson që institucionet qendrore, lokale, veçanërisht qytetarët e Republikës si dhe organizatat e ndryshme joqeveritare të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe sigruisë së vendit tonë”, tha Kurti.

    Kryeministri tha se programi synon të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare në vend, në mënyrë që shoqëria “të përgatitet të rezistojë, rë reagojë dhe të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura”.

    “Ky program synon të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare në vendin tonë, në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, rë reagojë dhe të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura. Sistemi ka në thelb mbështetjen që qytetarët ia japin në baza vullnetare ushtrisë sonë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe të kombinuar me strukturat e tjera shtetërore”, tha Kurti.

    Edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci theksoi se në këtë program qytetarët do të kenë rol të rëndësishëm.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.