×
  • Lajme
  • Lajme

    Programi i AAK-së për zgjedhje, Haradinaj: Kosova do ta përmbyll dialogun me Serbinë, e anëtarsim në NATO

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të dituar se në kuadër të programit për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2024 e kanë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se Kosova do të jetë aty ku e ka vendin, në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk realizohet duke u udhëhequr nga regjime autoritare, “që për pushtet shkelin gjithçka, edhe shtetin”.

    “Kosova mund të jetë vend i sigurt e i pacenueshëm, vetëm duke qenë pjesë e NATO-s dhe për të qenë pjesë e Aleancës Globale të Sigurisë, Kosova duhet të jetë ndryshe. Ndryshe do të thotë kur vendimet e mëdha, i harmonizon me ata që sot janë garantë të paqes e të sigurisë, me NATO-n, Amerikën e BE-ne. Që Ushtria e Kosovës, të jetë e profesionale, e përgatitur, e zhvilluar dhe e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, e jo që pjesëtarët e saj të përballen me mungesa të skajshme sa që ta braktisni në masë atë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka pohuar se për të qenë pjesë e NATO-s, duhet të funksionojnë standardet demokratike, që pushtetet të jenë të ndara, sipas tij, jo siç është sot, ku për qeverinë ai thotë se e sulmon gjyqësorin sa herë që atakohen eksponentët e saj për korrupsion e “hajni”.

    “Që të mos e shtypim lirinë e shprehjes dhe të medias si në Korenë e Veriut; Më në fund që t’u rikthehemi miqve e partnerëve strategjikë e ta ç’rrënjosim farën antiperëndimore e antiamerikane që e ka mbjellë kjo qeveri”.

    Ndër tjera, ai ka përmendur edhe përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke dhe integrimin në BE.

    Sipas tij, Kosova duhet t’i shemb themelet e autonomisë për komunat me shumicë serbe që me veprimet apo mosveprimet e veta, “i ka vendosur pushteti i sotëm”.

    “Kosova do ta përmbyll dialogun dhe t’i rikthehet marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe obligative me njohje reciproke. Një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke e do të vendoste paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës. Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet e saj në bashkëpunim me aleatët, posaçërisht ShBA”.

    “Aleatët kurrë nuk e kanë tradhtuar Kosovën. Integrimet Euroatlantike janë jo vetëm aspiratë e jona, janë gjithçka për Kosovën dhe rrugë e vetme drejt prosperitetit dhe paqes së përhershme. Anëtarësimi në të gjitha strukturat euroatlantike është jo vetëm e drejtë por edhe obligim i këtij brezi. Ne duhet t’i kryejmë detyrat e shtëpisë dhe në këtë mandat gjithçka do të jete e fokusuar ne implementimin e obligimeve që ka Kosova ndaj procesit integrues” , ka thënë Haradinaj.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    SBASHK ka njoftuar se kanë zhvilluar takime të ndara me shefin e grupit parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri dhe atë të PDK’së...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se programi i rij për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit të vitit 2025, do...
    Lajme25 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu”...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e do Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike dhe se në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jasharaj, pasi të hënën vdiq motra e madhe e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe, siç ka theksuar ai, tema...
    Lajme25 Shtator 2024
    Avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka thënë se 42 personat e arratisur në sulmin terrorist në Banjskë, janë në kërkim nga...
    Lajme25 Shtator 2024
    Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po e vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë në mbështetje të misionit të NATO-s...
    Lajme25 Shtator 2024
    Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.