Gerhard Progni ka qenë njëri prej futbollistëve kryesor të Gjilanit që prej ardhjes së tij te klubi gjilanas.
Futbollisti nga Shqipëria madje e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit pas emërimit të Ismet Munishit në pozitën e trajnerit, shkruan FrontOnline.
Derisa këtë edicion, Gjilani nuk është në objektiva, Progni është optimist për edicionin e ardhshëm.
Ai mendon se skuadra e tij do të luftojë për titull edicionin e ardhshëm.
“Për të shkuarën s’dua të flas. Gabimet i dinë në klub. Tani na ka ardhur një trajner që e njeh mirë futbollin e Kosovës dhe ka sjellë motiv shumë te ne. Mund të them se vitin tjetër jemi pretendenti kryesor për titull”, tha Progni në “ATV”./FrontOnline/