Ish-profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, na kanë sjellë në këtë gjendje ku jemi.
Milazim Krasniqi ka reaguar pasi u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Duke mos përmendur emra, Krasniqi ka thënë se homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe.
Sipas tij uniteti nuk kërkohet tek te vdekurit dhe kështu nuk ecët përpara.
“Homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe. Duke kërkuar unitet te të vdekurit e duke ndezur zjarrin e përçarjes ndër të gjallët, nuk ecet përpara”, ka shkruar Krasniqi.