×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Profesori i bujqësisë: Viti 2023 i keq për bujqësinë, nuk u realizua prodhimi primar konform planifikimeve

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2023

    Profesori i bujqësisë Imer Rusinovci vitin 2023 e konsideron si të keq për bujqësinë.

    Kjo për faktin se kushtet e pafavorshme klimatike kanë ndikuar që prodhimi primar të mos realizohet konform planifikimeve.

    “Ky vit në bujqësi ka qenë ta quaj kushtimisht i keq, jo i volitshëm klimatik dhe prodhimtaria në sektorin e prodhimit primar nuk është realizuar konform planifikimeve, pra është vit i rrallë i cili është karakterizuar me prodhimtari më të ulët të grurit, misrit dhe kulturave të tjera strategjike për pasojë të ndryshimeve klimatike që patëm gjatë muajit, shkurt, mars, prill, maj dhe për pasojë prodhimet nuk u realizuan konform planifikimeve”, ka thënë profesori Rusinovci për Front Online.

    Por, e pranon që fermerët që kanë kultivuar perime kanë dalë ndryshe, nga ata që janë marrë me prodhimin primar siç është gruri e misri.

    “Përjashto këtë me perim kulturë diçka është kostoja ndryshe për faktin se çmimet ishin mjaftë të volitshme të prodhimeve finale, qoftë të specit, domates, trangujt e të tjera por që masa dërmuese e fermerëve u zhgënjyen posaçërisht në sipërfaqet e mëdha kultivuese siç është gruri, misri e kulturat e tjera. Çmimet e perimeve ishin dukshëm më të volitshme në treg në raport me vitet e kaluara, për dallim prej fermerëve të grurit që u karakterizuan me çmime shumë të ulëta, madje edhe më të ulëta se sa viti i kaluar”, ka shtuar ai.

    Profesori Rusinovci, ka folur edhe për subvencionet dhe grantet që ndahen për bujqit, e për të cilat thotë se janë të domosdoshme, por se duhet të bëhet një kategorizim i mirëfilltë i kulturave strategjike.

    “Kujtoj se nuk ka nevojë që çdo kulturë bujqësore të subvencionohet e cila karakterizohet me efekt pozitiv financiar. Ideja është që të mbështeten fermerët e mëdhenj që prodhojnë produkte strategjike siç është gruri, misri do të thotë ku është ushqimi bazë për konsumatorë, qoftë për popullatë në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë për kategori të caktuara të kafshëve shtëpiake sepse pa zhvillim të blegtorisë nuk mund të ketë standard popullata, qoftë për mishin, qumështin e nënproduktet e tyre, por një gjë e tillë është e pamundshme të intensifikohet nëse nuk kem prodhimtari të duhur më misrit”, është shprehur Rusinovci, për Front Online.

    Rrëfimi i fermerit që ia pa hairin 2023-tes, fitoi rreth 25 mijë euro me speca e domate

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë....
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline ka komentuar paralajmërimin e SHBA-së për një listë të re sanksionesh ndaj Ballkanit Perëndimor për vitin...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.