Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli vazhdon të jetë ende i papunë, shkruan FrontOnline.
“Profa” ishte larguar nga Gjilani në edicionin që lamë pas pasi nuk arriti objektivat e tij.
Ish-trajneri i Prishtinës nga edicioni i ardhshëm pritet t’i kthehet “zanatit” të tij, por që ende nuk ka vendosur se ku.
Ishte thënë se pas largimit të Klodian Duros, ai do ta marrë drejtimin e Feronikelit, por në këtë drejtim, ende nuk ka ndonjë risi.
FrontOnline nga burime të afërta me Sokolin mëson se “Profa” ende nuk ka marrë ndonjë ofertë konkrete nga klubi drenicas.
Megjithatë, gazeta mëson se ai ka dy-tri oferta në “tavolinë” dhe është duke i shqyrtuar ato.
Ndryshe, në karrierën e tij, Sokoli ka drejtuar skuadrat si Ferizaj, Prishtina, Flamurtari, Vllaznia e Pozheranit dhe Gjilani./FrontOnline/