×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Prodhuesit e makinave po braktisin Gjermaninë, preferojnë SHBA-në 

    FrontOnline
    22 Prill 2023

    Me rastin e panairit të automjeteve në Shangai doli më shumë në pah shqetësimi i prodhuesve europianë dhe veçanërisht gjermanë për të transferuar bazën e prodhimit të makinave apo pjesëve nga selitë e tyre në SHBA. Arsyeja është e ditur tashmë dhe ka të bëje me dispozitat e legjislacionit të fundit të Biden për të subvencionuar ekonominë e gjelbër.

    Prodhuesit e automjeteve kanë deklaruar se dhe pse momentalisht nuk planifikojmë të zhvendosim prodhimin në SHBA, fabrikat e ardhshme patjetër do të ndërtohen atje.

    Gjithnjë e më shumë prodhues automjetesh po tërheqin prodhimin nga Gjermania dhe po e transferojnë atë në Kinë dhe SHBA, duke bërë që të largohen nga Europa gjithnjë e më shumë.

    Një nga arsyet kryesore ka të bëjë me koston e lartë të energjisë në BE, e cila është dyfish ose trefish më e lartë në krahasim me atë të SHBA-së, ndërkohë që burokracitë ua vështirësojnë jetën prodhuesve gjermanë të automjeteve.

    Në një analizë të fundit nga Berylls thuhet se planet për të transferuar prodhimin jashtë nënkupton për BE-në tkurrje të numrit të planifikuar të automjeteve që do të prodhohen në periudhën 2023-2029.

    Megjithatë, kjo nuk vlen për rajonet e tjera të botës, ku pritet një rritje e prodhimit të automjeteve, por jo në nivelet e vitit 2021. Një hendek prodhimi prej rreth 4 milionë automjetesh pritet midis Gjermanisë dhe Amerikës së Veriut në vitet e ardhmshme.

    Audi dhe Ford tashmë kanë njoftuar se do të nxisin prodhimin e automjeteve jashtë vendit, veçanërisht në SHBA, ku prodhuesve u paguhen subvencione bujare si pjesë e tranzicionit drejt elektrifikimit.

    Si rezultat, 100 mijë vende pune janë në rrezik tashmë në Gjermani. Në të njëjtën kohë, në procesin e dixhitalizimit të prodhimit, tendenca për të forcuar motorët alternativë është më se e qartë, pavarësisht se në SHBA kalimi nga motorët termikë në automjetet elektrike po ndodh me një ritëm shumë më të ngadaltë se në Europë dhe Kinë.

    Në Gjermani 14% e shitjeve të automjeteve të reja janë elektrike, në Kinë përqindja është 21 dhe në SHBA ësht nën 6%. Megjithatë, këto të dhëna mund të ndryshojnë në të ardhmen e afërt.

    SHBA dhe Europa aktualisht po konkurojnë për vendin e dytë në renditjen e tregjeve kryesore të automjeteve elektrike në botë pas Kinës.

    Në SHBA, shitjet e makinave elektrike pritet të kalojnë 6 milionë njësi në vit deri në vitin 2030./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ku edhe katër të tjerë janë në gjendje të...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, në një lidhje drejtpërdrejt në FRONTAL në T7, është deklaruar për problemet e rrymës, më saktësisht me...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Laurenti, Sara dhe Driloni kanë qëndruar në oborr teksa bisedonin për eliminimin e sontëm në Big Brother VIP Kosova 3. Laurenti u...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një prononcim për FrontOnline, infektologu Hamdi Ramadani, thotë se Lija e Majmunëve është një sëmundje infektive që buron nga majmunët. ‘’Lija...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    NATO tha të premten se do të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, pas dyshimeve për dëmtim të një kablloje elektrike...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova ka konfirmuar sot rastin e parë të “Lijës së Majmunit”, një sëmundje infektive shumë e rrallë në Evropë. Instituti Kombëtar i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Telekomi i Kosovës, ka reaguar për shkrimin me titull “Sot u vendos nga Murati në krye të inteligjencës financiare, por Rraci e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.