Ferrari ka konfirmuar zyrtarisht se do të nisë prodhimin e Purosangue SUV pak më vonë këtë vit. Crossovers dhe SUV-të kanë pushtuar botën dhe Ferrari prej kohësh ka “luftuar” kundër trendit, por më në fund ka hequr dorë. Kompania Maranello tani ka konfirmuar zyrtarisht se do të fillojë prodhimin e SUV-it të saj të quajtur Purosangue këtë vit.
Për SUV-në e Ferrarit është folur për disa vite, por deri më tani kemi parë modele të tilla nga markat e tjera duke përfshirë Lamborghini Urus, Rolls-Royce Cullinan dhe Aston Martin DBX, të cilat kanë sjellë sukses.
Kompanitë me një histori të pasur sportive dhe luksoze kanë nevojë për para për të mbijetuar, kështu që lëvizja e Ferrarit është logjike.
Në raportin financiar për vitin 2021, Ferrari vetëm me një fjali deklaroi se do të nisë prodhimin e SUV-ve Purosangue këtë vit dhe se dërgesat e para për klientët priten në vitin 2023, por edhe kjo është konfirmim mjaft i mjaftueshëm dhe i qartë i modelit të ardhshëm.
Në vitin 2018, kreu i grupit të atëhershëm FCA, Sergio Marchionne, tha se Ferrari do të prodhonte një FUV, jo një SUV, dhe shkurtesa FUV do të thotë Ferrari Utility Vehicle.
FCA tani është nën “stafetën” e Michael Manley dhe me emrin e ri Stellantis./FrontOnline/