×
  • Lajme
  • Lajme

    Procesi i zgjedhjes të papës së ri do të nisë më 7 maj

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Kardinalët katolikë, që u takuan në Romë të hënën, vendosën që më 7 maj të nisë konklava apo procesi për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

    Kardinalët do të marrin pjesë në një meshë solemne në Bazilikën e Shën Pjetrit, pas së cilës do të mblidhen në Kapelës Sistine dhe përmes votimit të fshehtë do të mund të votojnë për zgjedhjen e papës së ri.

    Papa Françesku, 88-vjeçar, kreu i Kishës Katolike, vdiq më 21 prill, pas një sulmi në tru. Viteve të fundit ai ishte përballur me probleme shëndetësore, ndërkaq në muajt e fundit të jetës së tij ishte shtruar edhe në një spital në Romë për shkak të pneumonisë së dyfishtë.

    Ati i Shenjtë u varros në në Vatikan më 26 prill, ceremoni që mblodhi mijëra besimtarë, klerikë dhe udhëheqës nga e mbarë bota.

    Varrimi i Papa Françeskut i hapi rrugë mbajtjes së konklavës. Procesi i përzgjedhjes së papës është tepër i fshehtë dhe asgjë nuk do të jetë e sigurt derisa të dalë tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine, për t’i treguar botës se është zgjedhur një papë i ri.

    Në këtë proces, kardinalët që janë nën moshën 80-vjeçare mund të votojnë për kreun e ri të Kishës Katolike Romake.

    Pas caktimit të datës për nisjen e konklavës, apo këshillit të fshehtë, kardinalët, që udhëheqin departamente të rëndësishme në Vatikan dhe dioqeza në mbarë botën, do të nisin të mblidhen në Romë.

    Emërimi i një pape mund të bëhet vetëm nga kardinalët. Sipas të dhënave të Vatikanit, nga 252 kardinalë, 135 prej tyre janë kardinalë votues nën moshën 80-vjeçare 108 nga këta kardinalë me të drejtë vote ishin emëruar nga Françesku, 22 nga paraardhësi i tij, Benedikti i XVI, dhe Gjon Pali II./REL

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Xhevdet Qeriqi nga shoqatat e dala nga lufta, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara në...
    Lajme29 Maj 2025
    Mendimi për motin – 29.05.2025 Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende mund të shfaqen...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i komunitetit ashkali, Artan Asllani, për FrontOnline ka deklaruar se grupi parlamentar multi-etnik, në të cilin bën pjesë edhe ai, do...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi për FrontOnline, ka folur rreth votës së saj për kryetare të Kuvendit....
    Lajme29 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth aksionit të kryer sot në tri rajone lidhur me dallaveret me patentë-shoferë, që...
    Lajme29 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energjisë po shkakton inflacion real në Kosovë, duke varfëruar familjet kosovare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.