×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Procesi i Berlinit: Miratohet plani për tregun e përbashkët rajonal

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Duke sfiduar pandeminë Corona në Sofje po zhvillohet në mënyrë virtuale Samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. E pranishme është edhe kancelarja Angela Merkel, si iniciatore e këtij procesi.

    Grafiku i rritur i pandemisë Corona në vendet e Bashkimit Europian, (BE) dhe të Ballkanit Perëndimor, (BP) nuk ka ndikuar në ꞔuarjen përpara të axhendës së Procesit të Berlinit, nismës diplomatike të kancelars Merkel.

    Në kuadër të këtij procesi sot (10.11) zhvillohet Samiti i Sofjes. Drejtuesit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP) dhe të Bashkimit Europina, (BE) marrin pjesë në këtë samit online duke ndjekur traditën e krijuar me samitet në Vjenë, Paris, Trieste. Londër, Podzdan, që nga fillim i Procesit të Berlinit në Berlin, në verën 2014 për t’i dhënë impulse procesit integrimit europian të BP .

    Burime zyrtare thanë për DW se në qendër të punimeve të këtij samiti është mirarimi i një plani për t’u ndjekur dhe jetësuar krijimin e komunitetit ekonomik të përbashkët në BP, nga i cili pritet të pëfitojnë bizneset dhe qytetarët e vendeve të rajonit.

    Plani në fjalë ka të bëjë me hapa konkrete si heqja e barrierave tregtare, bashkërendimi i politikave në investime, njohja e diplomave dhe përvojave profesionale në mënyrë të ndërsjellë nga vendet e rajonit dhe inkurajim i marrdhënieve tregtare online.

    Nuk ka bashkëpunim rajonal pa përfshirje të barabartë

    Në kuadër të Samitit të Sofjes u zhvillua të hënë, (9.11) takimi virtual i Ministrave të Jashtëm të BP dhe i vendeve të BE, që mbështesin Procsin e Berlinit.

    Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, thanë për DW, se Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kërkoi që Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia të njohin Republikën e Kosovës, që bashkëpunimi rajonal të realizohet.

    “Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik dhe pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, ” reagoai në median sociale Cakaj pas përfundimi ttë takimit virtual.

    Liberalizimi sa më i shpejtë i vizave me Republikën e Kosovës është një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria në takimin në fjalë.

    “Çdo vonesë në këtë proces do ta demtojë besueshmërinë në aftësitë vendimmarrëse në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian”- thekson Gent Cakaj ne median sociale.

    Politika më pranë nevojave të njerëzve

    Këtë kërkuan përfaqësuessit e shoqërive civile të BP dhe te BE , që morën pjesë në Forumin e Shoqërisë Cvile, që u zhvilua on- line të hënën, (9.11) dhe i parapriu Samtit të së martës (10.11) në Sofje. Pjesëmarrësit u përqëndruan në diskutimet për prioritetet e Procesit të Berlinit në kushtet aktuale në tri fusha kryesore: politikën e jashtme, mjedisin, dhe energjisë, të para në këndvështrimin e zhvillimeve gjeo – strategjike në rajon, përpjekjeve të Kinës dhe Turqisë për të rritur ndikimin e tyre në BP. Pjesëmarrësit argumentuan domosdoshmërinë e rritjes së e bashkëpunimit mes qeverive të BP dhe shoqërive civile.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.