×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Procesi i Berlinit, Hasani: Të përkushtuar për një rajon më të fortë

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, ndërsa nisma shënon 10-vjetorin.

    Hasani ndau momente nga pjesëmarrja në samit ndërsa vlerësoi se Procesi i Berlinit është nxitës kryesor i bashkëpunimit rajonal, rritjes ekonomike dhe integrimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor.

    “Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e marrëveshjeve të mobilitetit dhe forcimin e një rajoni më të fortë dhe më të qëndrueshëm”, u shpreh kryediplomati shqiptar.

    Hasani shtoi se duhet shfrytëzuar ky moment për të afruar Ballkanin Perëndimor më pranë BE-së.

    Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

    Katër objektivat e Procesit të Berlinit, të deklaruara që në fillim të tij mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit./ATSh

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv. Ziv tha...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, mori pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit më 1...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ushtria izraelite tha më 1 tetor se Irani kishte nisur raketa në drejtim të Izraelit dhe se cak i predhave të lëshuara...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka lansuar videon e tij të parë, përmes së cilës...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, ka thënë se Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, mori pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit më 1...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Ushtria izraelite tha më 1 tetor se Irani kishte nisur raketa në drejtim të Izraelit dhe se cak i predhave të lëshuara...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.