Çaji jeshil ka një efekt të dobishëm në shëndetin tonë, por kjo pije e mrekullueshme rekomandohet për burrat sepse përmirëson ereksionin. Sekreti qëndron në një antioksidues të fuqishëm të quajtur epigallocatechin gallate, tregoi një studim, transmeton FrontOnline.
Çaji jeshil pastron lëkurën dhe ndihmon në luftimin e puçrrave dhe rrudhave, kështu që nuk është për t’u habitur që përdoret në shumë trajtime dhe preparate kozmetike. Antioksiduesi i përmendur ndihmon në dëbimin e radikalëve të lirë nga trupi, të cilët mund të shkatërrojnë kolagjenin, të shkaktojnë inflamacion, të dëmtojnë lëkurën e fytyrës dhe të përshpejtojnë plakjen.
Gjithashtu, konsumi i rregullt i çajit jeshil mund të kontribuojë në trajnime më efikase, forca dhe qëndrueshmëria e të cilit në masë të madhe varen nga furnizimi me oksigjen i trupit.
Një studim i botuar në një revistë profesionale tregoi se epigallocatechin gallate mund të rrisë furnizimin me oksigjen në trup./FrontOnline/