×
  • Lajme
  • Lajme

    Problemi me qentë endacakë mbetët shqetësues në kryeqytet

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Qentë endacakë në kryeqytet mbesin një nga shqetësimet kryesore, marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve. Përveç sterilizimit dhe kastrimit, zgjidhje e këtij problemi po del të jetë regjistrimi i qenve me pronarë. Ndërkaq, sistemimi i tyre në strehimore mbetët opsion i fundit.

    Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka kritikuar qeverinë duke thënë se çështjen e qenve endacak nuk po e marrin seriozisht.

    Derisa shton se është momenti i fundit që qeveria, ministria përkatëse dhe asociacioni i komunave, të mbajnë një takim, në të cilin do të vendoset se si të zgjidhet apo të menaxhohet çështja e qenve endacak.

    “Institucionet në përgjithësi nuk kanë arritur të menaxhojnë çështjen e qenve endacak dhe tash e kemi pa që hidhet përgjithësia nga komuna te institucionet e nivelit qendror. Fakti që ankohen që kanë mungesë të kompetencave, unë mendoj që çdo komunë ka mjete së paku të menaxhoj apo të mbajë nën kontroll situatën e qenve endacak. Ndërkaq për sistemimin e tyre në strehimore apo për përkujdesin afatgjatë, natyrisht që duhet edhe intervenimi i qeverisë dhe ministrisë përkatëse, por është një mungesë e vullnetit sepse të gjithë po merren me gjëra të tjera dhe nuk po e marrin seriozisht çështjen e qenve endacakë…Kërkesa jonë është të mblidhen asociacioni i komunave, qeveria, ministria dhe të merret një vendim të ndahen mjete shtesë për strehimore të bëjmë disa strehimore ose të transferohen në një komunë ku ka më pak ngarkesa dhe të ndahen mjete shtesë për atë komunë në mënyrë që thjesht të zvogëlohet numri i qenve”, thotë Shala për KosovaPress.

    Nga Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Elza Ramadani, thotë për KosovaPress, se problemi i qenve endacak vazhdon të jetë i pranishëm, për faktin se në Kosovë regjistrimi i qenve me pronarë nuk po fillon tash e sa vite.

    Derisa për të filluar ky regjistrim, ajo pret nga Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, të aprovojë projektet e dorëzuara nga këta të fundit.

    “Regjistrimi i qenve me pronar nuk po fillon qe sa vite, në anën tjetër mbarështuesit ata që kultivojnë qen nënstop kultivojnë pa qenë nën kontroll shtetërorë as të inspektorëve veterinar e sanitar, kështu që kjo është një problematik e madhe sepse burimi i qenve nuk po shuhet asnjëherë në mënyrë të qëndrueshme..Po shpresojmë që kur të reduktohet numri i qenve endacakë me sterilizim, kastrim dhe regjistrimi i qenve me pronarë edhe po ashtu kontrolli i mbarështuesve pastaj zvogëlohet numri në rrugë i qenve…Për t’i zbatuar projektet të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e qenve me mbajtës do të thotë me pronarë dhe kontrollin e mbarështuesve duhet të rregullohet edhe baza ligjore. Ne i kemi dorëzuar projektet tona te Ministria e Bujqësisë, në këtë rast ministri Mustafa i ka në dorë ato, shpresoj që i nënshkruan dhe i aprovon sa më shpejtë sepse në dorë të tij janë mijëra qytetarë të pa fajshëm që sulmohen nga qentë”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, qytetarët të cilët po kanosen çdo ditë me këtë pasiguri, thonë se qeveria duhet të bëjë zgjidhje urgjente. Ata madje thonë se me ardhjen e stinës së dimrit situata bëhet akoma më e rrezikshme.

    Tejet shqetësuese çështjen e qenve endacak, e sheh Tahir Rrecaj, i cili thotë se zgjidhje adekuate për këta të fundit është strehimorja.

    “Me siguri duhet të bëhet një zgjidhje sa më shpejt me qentë endacak sepse këta paraqesin rrezik permanent te qytetarët. Posaçërisht te të moshuarit, fëmijët, e gratë. Çdo ditë kemi raste të sulmit nga ana e qenve…Siguria më e madhe do të ishte nëse këta dërgohen në një strehimore”, thotë Rrecaj.

    Qytetari Behxhet Neziri, thotë për KosovaPress, se në afërsi të fakulteteve qëndrojnë rreth 40 qen, për çka i bën apel kryetarit Ahmeti që të ndërmerr masa të menjëhershme.

    “Unë çdo mëngjes këtej i shoh ka 30 qenë. Po i bëjë apel kryetarit Ahmeti, ndërmerr masa se fjalë të forta ke dhënë jo kemi me qel strehimore, këndej strehimorja u qel te fakulteti aty rrinë ka 30 qen a 40. Zoti na ruajt me kap ndonjë nxënës a fëmijë, ne nuk dimë as ku me u ankuar….Bash një rast një ditë jam kanë qitu 5 qika mos kenë me u lidh përdore kenë tu i çky qentë, nuk e di ku ia ka qit komuna. Këtu qentë të mbysin. Qe këqyre në biçikletë ka i turret njeriut (pamje)”, thotë ai.

    Qytetari tjetër Izet Zhuja, derisa tregon se si ishte sulmuar nga qentë endacakë. Ai thotë se ky problem po vazhdon të jetë më shqetësuesi në kryeqytet.

    “Unë e kam përjetuar një sulm të tillë para shumë vjetësh e di sa e rrezikshme është, prandaj shteti duhet urgjentisht me bo zgjidhje ose me i siguru vendin qenve ose me vepru si veprojnë shtetet tjera, përndryshe fëmijët e gratë janë shumë në rrezik”, thotë ai.

    Të njëjtin mendim ndau edhe qytetari Avdi Gjonbalaj.

    “Po tanat duhet me qenë në kontroll edhe qentë edhe krijesat, edhe qyteti duhet me u kontrollu në të gjitha aspektet, nuk është vetëm me pre me gërshërë duhet me bo kastrimin e tyre”, thotë ai.

    KosovaPress ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga Komuna e Prishtinës, por të njëjtit nuk iu kanë përgjigjur telefonatave. Derisa kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në facebook, ka thënë se përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara nga komuna, kjo çështje nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç dhe se kërkon strategji gjithëpërfshirëse e hapa emergjent.

    Rasti i fundit i sulmit nga qentë endacak ishte i 29 vjeçares nga Prishtina, Besnike Beqiraj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.