×
  • Auto
  • Auto

    Problemet me softuerin mund të vonojnë disa modele elektrike të Audi, Porsche dhe Bentley

    FrontOnline
    14 Korrik 2022

    Automobilewoche shkruan se Audi, Porsche dhe Bentley mund të duhet të rimendojnë planet e tyre për automjetet elektrike si rezultat i problemeve që lindin në Cariad, dega e zhvillimit të softuerit të Grupit Volkswagen.

    Publikimi i lartpërmendur citon burime të paidentifikuara të kompanisë që pretendojnë se automjeti i ri elektrik i Audi, i cili po zhvillohet si pjesë e projektit Artemis, mund të lançohet tre vjet më vonë.

    Automjeti i parë i bazuar në platformën e re elektrike fillimisht ishte menduar të lansohej në vitin 2024. Me gjeneratën e dytë të softuerit, supozohej të ishte i aftë për drejtimin autonom të nivelit 4. Megjithatë, për shkak të problemeve në Cariad, ai nuk do të jetë në gjendje të lançohet deri në vitin 2026 dhe ka shumë të ngjarë që nuk do të dalë në të vërtetë deri në vitin 2027.

    Prodhuesi gjerman i makinave premium tani po fokusohet në një model më pak ambicioz që mund të mbërrijë në vitin 2025 pa atë teknologji autonome të drejtimit. Për ta bërë këtë, do të përdorë versionin 1.2 të softuerit të gjeneratës së mesme. Ai supozohej të përfundonte në vitin 2021, por është gjithashtu shumë prapa afatit, sipas burimeve.

    Problemet prekin edhe Porsche dhe Bentley. Burimet thonë se plani i prodhuesit britanik të makinave për të shitur automjete elektrike nga viti 2030 tani është në dyshim për shkak të vonesave të softuerit.

    Nga ana tjetër, Porsche ka filluar tashmë prodhimin para-seri të Macan-it të saj elektrik në fabrikën e Leipzig-ut, por mund t’i duhet të ndryshojë planet. “Pajisja është e shkëlqyer”, tha një burim i Porsche, “por softueri ende mungon./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto15 Nëntor 2024
    Nga viti 2024, automjetet e reja plotësojnë kërkesat për një targë historike të automjetit. Qoftë Volkswagen Polo III, BMW E36 Compact apo...
    Auto15 Nëntor 2024
    Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr nga tregu 2431 kopje të modelit Cybertruck për shkak të një defekti. Kështu ka...
    Auto14 Nëntor 2024
    Porsche ka njoftuar se do të prodhojë 2,500 shembuj 911 Dakar, më ndryshe se të tjerët, e që me gjasë do të...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prekuri nga mungesa aktuale akute e punëtorëve të kualifikuar, u tha në një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Irani dhe Arabia Saudite kanë qenë rivalë të përbetuar për dekada të tëra, duke u përpjekur që të udhëheqin degët konkurruese të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.