Më 28 prill, disa ditë pas përvjetorit të dytë të sulmit në zemrën e tij, Iker Casillas u desh të rikthehej në spital për shkak të probleme shëndetësore.
Sipas mediave spanjolle, portieri legjendar ka ndjerë dhimbje të forta në gjoks dhe në zemër, shkruan FrontOnline.
Kështu, me urgjencë, ish-“gardiani” i Real Madridit u shtri në spital.
Raportohet se Casillas ishte duke luajtur tenis kur filloi të ndihej keq.
Ai është shtrirë në spitalin “Quiron Salud” në Madrid./FrontOnline/