Shkencëtarët izraelitë kanë bërë një zbulim tronditës në lidhje me probiotikët. Një grup shkencëtarësh nga Izraeli pretendon se ushqimi që përmban “baktere të mira”, pra probiotikë, është pothuajse i padobishëm. Probiotikët konsiderohen të shëndetshëm dhe të mirë për zorrët, por rezultatet tregojnë se ato kanë pak ose aspak efekt brenda trupit. Studiuesit thonë se probiotikët në të ardhmen duhet të bëhen që t’i përshtaten nevojave të secilit individ. Probiotikët dëbojnë vetëm bakteret e mira nga trupi!
Në një studim të kryer për të parë se si funksionojnë probiotikët dhe ku bakteret e mira janë kolonizuar me sukses, si dhe nëse ato kanë çuar në ndonjë ndryshim në funksionin e zorrëve, ata zbuluan se në gjysmën e rasteve, njerëzit dëbonin vetëm baktere të mira nga trupi. Pa asnjë efekt. Në të tjerët, ata qëndruan në trup për një kohë të shkurtër, para se të shkatërroheshin nga mikrobet ekzistuese./FrontOnline/