Një person është arrestuar nga Policia në Prizren.
Kjo, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë të përgjithshme 160.34 gramë.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike
“Prizren 29.09.2022–10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike me peshë të përgjithshme 160.34 gramë. Poashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe disa kavanozë, klima dhe një termostat që dyshohet se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ën raportin 24 orësh të Policisë./Front Online