Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i dyshuar ka sulmuar inspektorët komunal në Prizren.
Rasti ka ndodhur pas nëj mosmarrëveshjeje në lidhje me lëshimin e një proces verbali.
“Rr. Ali Hadri, Prizren 28.10.2022 – 10:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në lidhje me lëshimin e një procesverbali ka sulmuar fizikisht inspektorët komunal. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online