Një person në Prizren është arrestuar dje, pasi i njëjti pesë ditë më parë kishte dhunuar një të mitur.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
DHUNIM
Prizren 11.09.2022 – 13:20. Me 16.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Front Online