Një person ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer një xham të lokalit dhe me një shishe qelqi të mbushur me lëndë djegëse kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 02:30, në sheshin Shadërvan, në Prizren.
Tutje sqarohet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë thyer një xham të lokalit dhe me një shishe qelqi të mbushur me lëndë djegëse dhe kanë tentuar t’ia vënë flakën lokalit të tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Front Online