Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur.
Policia njofton përmes raportit se lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithsej 54 plumba dhe tri granata dore.
Rasti nën hetime, njoftoi Policia.