Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren ka filluar edhe me realizimin e dy shërbimeve të reja, “Holterin” dhe “Ergometrinë”, të cilët shfrytëzohen për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, duke sjellur kështu edhe një reformë në shëndetësinë primare të Prizrenit.
“Ergometria” është aparaturë për zbulimin e të gjitha sforcimeve fizike të zemrës, ndërkaq “Holteri” është një aparaturë për zbulimin e çregullimeve të zemrës.Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, sot kanë bërë prezentimin e këtyre dy shërbimeve të reja, me ç’rast Haskuka deklaroi se qytetarët e Prizrenit, deri më sot, këto shërbime i kanë marrë në laboratore private, duke shpenzuar të holla dhe kohë.