Një vrasje në tentativë ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Aty babai ka tentuar ta vrasë vajzën e tij me armë, duke shtënë tri herë në drejtim të saj.
Deri te e shtënja me armë ka ardhë pasi që i dyshuari kishte një konflikt me familjarët.
Komunikata e plotë:
Vrasje në tentativë , i dyshuari arrestohet dhe arma sekuestrohet
Prizren, 14 Prill 2023
Me datë 14 prill 2023, rreth orës 07:00, në fshatin Randobravë , KK Prizren, një person i dyshuar (N. H. 59 vjeç), pas një konflikti verbal me familjarët e tij ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtën tri here në drejtim të vajzës së tij (A. H. 31 vjeçe).
Djali i të dyshuarit ka arrit që me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij dhe i dyshuari është larguar nga shtëpia.
I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policin se e ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren.
Patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.
Por në ndërkohë në Stacioni Policor Prizren veri kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armë gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar.
Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.