×
  • Kronika
  • Kronika

    Prizren: Arrestohet në flagrancë “fajdexhiu”, borxhi i viktimës kishte arritur në mbi 81 mijë euro

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2024

    Është arrestuar në flagrancë një person në Prizren, nën dyshimin se po pranonte para në emër të fajdes.

    Në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren, thuhet se viktima fillimisht i kishte pasur borxh në shumën prej 70 mijë eurosh.

    “I pandehuri i arrestuar, nga muaji Shtator i vitit 2023 dhe në vazhdimësi, deri në datën e arrestimit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të dëmtuar, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 €, të cilin borxh i detyrohej të pandehurit F.Sh., pasi që ky i fundit gjatë muajit Janar të vitit 2024, përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit të luaj bixhoz të paligjshëm, ashtu që në momentin kur viktima kishte hasur në vështirësi që t’ia paguajë borxhin, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njëjtit për kthimin e borxhit”.

    Në njoftim tutje bëhet e ditur se nga rritja e kamatës borxhi kishte arritur në vlerën e 81 mijë e 400 eurosh.

    “Në këtë rast i pandehuri i arrestuar, i ofon viktimës para me fajde – me kamata të paligjshme fillimisht prej 15% pastaj 20% e deri në 25%, kështu duke i shkaktuar viktimës dëm të konsiderushëm pasuror, i cili nuk kishte arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës, gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të “hollave me fajde, që nga periudha e muajit Shtator të vitit 2023, e cila kap vlerën e përgjithshme prej 81,400.00 €”.

    I pandehuri i arrestuar, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, ndërsa prokuroria thotë se ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, ndërsa akuzohet se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, dhe “Fajdeja” nga neni 331, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar. Mbrëmjen e së shtunës,...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Oleksandr Usyk, mbetet ‘mbreti’ i ringut. Kështu 37-vjeçari arrin ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.