×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritjet e Bashkimit Evropian për Osmanin dhe Kurtin

    FrontOnline
    21 Mars 2021

    Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i mirëkupton prioritetet që i kanë dyshja Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, por thekson se në Bruksel po presin që çështja e dialogut me Serbinë të trajtohet gjithashtu me seriozitet.

    “Qeverinë e re presin shumë sfida, normalisht qe prioritet i kësaj Qeveria do të jetë lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, siç edhe e kanë theksuar vazhdimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Për në anën tjetër, ne në Bruksel presim që procesi i dialogut të trajtohet me seriozitet”, tha raportuesja për Kosovën në PE.

    Europedeputetja, Von Cramon, e ka përshendetur letrën e Joe Biden dëguar presidentit Serb, Aleksandr Vuciq, për të cilën thotë se është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian.

    “Ju e keni parë letrën që Presidenti Biden, i’a ka dërguar presidentit Serb Aleksandër Vuciq, dhe i’a ka bërë të qartë se cfarë pret nga ky dialog. Kjo mbështetje direkte nga SHBA-të, është sinjal i mirë edhe për Bashkimin Evropian, por mos ta harrojmë që pala kosovare dhe ajo serbe janë duke dialoguar, dhe ato duhet të jenë të përkushtuara”, tha ajo për RTVD.

    Von Cramon, thotë se Kosova ishte në presion të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj edhe nuk kishte zgjidhje tjetër për vendosjen e ambasadës se saj në Jeruzalem. Ajo nuk pret që Qeveria ardhshme ta ndryshoj këtë vendim.“Qeveria e kaluar, e ka bërë atë marrëveshje, në të cilën kanë vendosur që ta hapin ambasadën e Kosovës në Jeruzalem.

    Është mëse e kuptueshme nëse Qeveria e ardhshme ndjehet e obliguar ta respektoj këtë marrëveshje, sepse nuk mund ti hedhin poshtë të gjitha punët që janë arritur nga qeveria e kaluar. Ishte një presion shumë i madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj deri diku është edhe e kuptueshme vendimin që e ka marrë Kosova, por qëndrimi i Bashkimit Evropian është ndryshe për këtë çështje”, tha von Cramon.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.