Aro Muriq e ka bërë paraqitjen më të mirë që prej transferim te Willem II këtë edicion.
Ndonëse Willem II pësoi humbje nga PSV Eindhoveni (2:0), në katër raste, Muriq ia mohoi golin futbollistëve kundërshtar, shkruan FrontOnline.
Gjegjësisht, epërsia e PSV-së ka mundur të jetë më e thellë në rast se portieri shqiptar nuk do të bënte pritje fenomenale.
Muriq i bëri katër pritje që morën vëmendje në Eredivisie.
Ndryshe, 22-vjeçari u huazua te klubi holandez në afatin kalimtar dimëror nga Manchester City.
Në stinorin vjeshtor, ai ishte i huazuar te Girona, por te klubi spanjoll dëshpëroi me paraqitjet e tij./FrontOnline/