Pas një pritjeje tetëvjeçare, Prishtina është shpallur kampione e Kosovës në futboll.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Gjilanit, kryeqytetasit e kanë siguruar matematikisht titullin e kampionit, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, golat e Gledi Micit (’15) dhe Qëndrim Zybës (’40) ia dhuruan fitoren skuadrës së Zekirija Ramadanit.
Kurse, golin e nderit për vendasit e shënoi Arbër Çyrbja në minutën e 58-të të ndeshjes.
Sot, Prishtina me vetëm një barazim do ta kishte siguruar titullin, por fitorja ishte edhe me e mirëpritur te bardhekaltërit.
Ndryshe, ky është titulli i 11-të për Prishtinën.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Prishtina përballet me Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”./FrontOnline/