Në kuadër të javës së 16-të të Albi Mall Superligës, në kryeqytet, Prishtina nuk arriti të arkëtojë pikë të plota kundër Gjilanit.
Senad Jarovic i Gjilanit hapi serinë e golave, pas asistimit të Oltion Bilallit (28’).
Rezultatin e barazoi Leotrim Kryeziu i Prishtinës nga pika e bardhë në minutën e 36-të.
Me këtë rezultat edhe mori fund pjesa e parë.
E kur po zhvillohej minuta e 81’, Prishtina kaloi në epërsi, pas shumë rasteve të humbura dhe një goli të anuluar rreth 5 minuta më parë.
Por, në minutat shtesë të ndeshjes (94′), Kushtrim Shabani i Gjilanit arriti të barazojë shifrat në 2-2.
Me këtë barazim, Prishtina gjendet në vendin e katërt në tabelë, 11 pikë larg kreut që po mbahet nga Drita (37 pikë).
Gjilani ndërkaq është në vendin e gjashtë me 18 pikë nga 16 ndeshje.