Të dielën në Prishtinë, dy shtetas të huaj kanë raportuar që janë plaçkitur nga tre persona të armatosur.
“Një femër dhe një mashkull shtetas të huaj, kanë informuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë depërtuar përmes dritares në banesën e tyre ku i kanë marrë dy ora dore ne vlere te konsiderueshme”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente.