Të enjten një person është therur me thikë në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”.