Një person dje në Veternik në Prishtinë është goditur me veturë dy herë nga prapa prej djali të tij, pasi ishte kanosur dhe ofenduar me fjalë nga ai.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është arrestuar.
Tutje, thuhet se prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit të tij, në konsultim me prokurorin janë iniciuar tri raste dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Veterrnik, Prishtinë 27.09.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të një gjobe për një kundërvajtje në trafik ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovar, zyrtar policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK-ja dhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.