Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dje (3 gusht) e kishte ngacmuar një vajzë në bodrumin e një objekti banesor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari ishte mirëmbajtës i objektit banesor, dhe e kishte prekur viktimën në disa pjesë të trupit.
Me vendim të prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje.