Të hënën, një qift nga Prishtina kanë përfunduar në polici, pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete.
Sipas policisë, gruaja ka pranuar trajtim mjekësor si shkak i lëndimeve të marra.
Policia e Kosovës, njofton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 02.01.2023 – 10:15. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. E lënduara ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.