Dje në mesditë në fshatin Sharban të Prishtinës është arrestuar një i mitur, për posedim të armës pa leje.
Sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletën me gaz dhe për këtë i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte ekspozuar dhe shpesh herë kishte shtënë me pistoletë me gaz. Pistoleta dhe një fishek është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë