Policia e Kosovës mbrëmë rreth mesnatës ka arrestuar dy persona në Prishtinë tek “Rrethi i Flamurit”, pasi ata dyshohet se i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Të dyshuarit i kanë penguar ata derisa ishin duke i shqiptuar gjobën atyre për parkim të veturës në vend të gabuar.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënese e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Me datë 06.10.2020 rreth orës 23:30 në rrugen “Dëshmoret e Kombit në Prishtinë deri sa zyrtaret policor kanë qenë duke i kryer detyrat zyrtare lidhur me kundërvajtje në trafik, saktësisht gjatë shqiptimit të gjobave për parkime të parregullta, dy persona kundërvajtës kanë filluar që të pengojnë zyrtarët policor në kryerje te detyrës, duke mos ju bindur urdhërave të zyrtarëve. Lidhur me këtë rast të dy personat janë shoqëruar në stacion policor dhe konform kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palëve u janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave te ligjshëm”.