Një fëmijë i moshës 3-vjeçare është lënduar nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë,shkruan Front Online.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.
“Me datë 24.02.2021, rreth orës 20:40 Policia në Prishtinë ka pranuar informatën se një fëmijë i moshës rreth tre vjeçar është i lënduar. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit”.
“Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e vepres penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për procedura të mëtejme hetimore”, deklaroi Hoxha.