Gjatë shtatë ditëve të fundit në Prishtinë betejën nga Covid-19 e kanë humbur 16 qytetarë, deri sa gjatë kësaj periudhë kohore janë regjistruar edhe 2235 raste pozitive me COVID-19, raporton “Front Online”.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), shihet se të dielën, dje, jetën nga COVID-19 e kanë humbur në Prishtinë 4 qytetarë, si dhe janë konfirmuar 380 raste të reja me COVID-19, deri sa të shtunën më 21.11.2020 nga COVID-19 kanë humbur jetën 1 qytetarë, deri sa raste të konfirmuar pozitiv kanë qenë 309.
Po ashtu, të premten 20.11.2020 nga infektimi me këtë virus jetën e kanë humbur jetën 3 qytetarë, deri sa 298 kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, deri sa të enjten më 19.11.2020 jetën e kanë humbur 2 qytetarë deri sa raste të reja pozitive janë shtuar edhe 349, raporton “Front Online”.
Po ashtu, edhe të mërkurën më 18.11.2020 betejën me këtë virus e kanë humbur 1 qytetarë, deri sa nga testimet që janë bërë 319 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me ketë virus, deri sa të martën më 17.11.2020 jetën e kanë humbur 2 qytetarë, deri sa rastet pozitive të infektuar me COVID-19 nga testimet që janë bërë kanë qenë 277.
Gjithashtu edhe të hënën më 16.11.2020 betejën më COVID-19 e kishin humbur 3 qytetarë, deri sa raste të reja ishin konfirmuar 303, raporton “Front Online”.
E diel 22.11.2020 4 të vdekur 380 të infektuar
E shtunë 21.11.2020 1 të vdekur 309 të infektuar
E premte 20.11.2020 3 të vdekur 298 të infektuar
E enjte 19.11.2020 2 të vdekur 349 të infektuar
E mërkurë 18.11.2020 1 të vdekur 319 të infektuar
E martë 17.11.2020 2 të vdekur 277 të infektuar
E hënë 16.11.2020 3 të vdekur 303 të infektuar