Mesazhi për ta vendosur maskën në mënyrë që të parandalohet infektimi me koronavirus, në Prishtinë ka filluar të jepet edhe me anë të një mënyre goxha të pazakontë.
Nëpër shtyllat e rrugëve të kryeqytetit janë vendosur disa afishe të llojit të njoftimeve si kur dikush ndërron jetë.
Kështu, iniciatori anonim i kësaj vepre tërheqë vërejtjen se nëse nuk respektohet rregulli i maskave, në këto shtylla mund të jetë fotografia dhe emri i nënës suaj, duke aluduar se qytetarët janë duke e rrezikuar shëndetin e prindërve të tyre në rastet kur nuk vendosin maska.