Dje në Prishtinë një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se telefonin që e harroi në një taksi, vozitësi refuzoi të ia kthej asaj.
Kështu, Policia e ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi ai nuk ia kishte kthyer telefonin mobil viktimës që e kishte harruar në taksi.
“Me 02.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nuk i ka kthyer telefonin mobil të viktimës femër kosovare të cilin ajo e kishte harruar në veturën e tij Taxi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë/Front Online/