Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit e ka kanosur përmes telefonit ish-bashkëshortin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Derisa rasti është nën hetime.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit e ka kanosur përmes telefonit . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.